Home Aktualitet Beteja kundër koronavirusit/ “Nëse keni ardhur nga këto shtete dhe dilni në rrugë gjobë 5 mijë euro”- Policia kujton masat penalizuese

Beteja kundër koronavirusit/ “Nëse keni ardhur nga këto shtete dhe dilni në rrugë gjobë 5 mijë euro”- Policia kujton masat penalizuese

nga Editor

Policia e Shtetit iu drejtua sot qytetarëve me një mesazh sensibilizues, duke iu kujtuar të gjitha masat që janë marrë me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Njëkohesisht u ka kujtuar edhe ndëshkimet që tashmë do të nisin të aplikohen në zbatim të aktit normativ.

Policia u rikujton qytetarëve që në rast se kanë udhëtuar nga Italia ose Greqia gjatë tri javëve të fundit, duhet të vetëkarantinohen, në të kundërt do të gjobiten me 700 mijë lekë të rinj.

Gjithashtu, Policia u kujton qytetarëve që të mos lëvizin me automjet pa autorizimin përkatës, pasi në zbatim te aktit normativ do u hiqet patenta për 3 vjet.

1
2
3
4
5

Lajme te ngjashme