Home Aktualitet Ndahet nga jeta gazetari sportiv, Meta mesazh ngushëllimi: Aleko Gjergo ikonë e pazëvendësueshme

Ndahet nga jeta gazetari sportiv, Meta mesazh ngushëllimi: Aleko Gjergo ikonë e pazëvendësueshme

nga Editor

Presidenti Ilir Meta u ka derguar një mesazh ngushëllimi familjes së Aleko Gjergos , gazetarit të shquar sportiv të Radio Tiranës i cili u nda sot nga jeta.

Meta thotë se me të ndan kujtimet më të mira si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit sportiv më të ndjekur në vitet ’90 ‘’Nga njëra ndeshje, në tjetrën’’.

STATUSI I PRESIDENTIT ILIR META

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar sportiv, Aleko Gjergo, mjeshtrit të radiokronikës dhe komunikimit publik, një ndër ikonat e pazëvendësushme të Radio Tiranës, njeriut fisnik e intelektualit aktiv, autor i disa librave dhe përkthimeve.

Kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, edhe si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90 “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.

Transmetimet e Aleko Gjergos, përbëjnë një trashëgimi të pasur të fondit të artë të radiokronikës shqiptare, aq e vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë.

Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Gjergo në këto momente tepër të vështira, u shpreh ngushëllimet më të ndjera atyre, gjithë të afërmve, dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

I paharruar kujtimi yt Aleko Gjergo!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!