Home Aktualitet “Nuk luftohet virusi me gjoba” – Nenkryetari i PD: Duhet përgjegjshmëri dhe nje plan i qartë social-ekonomik

“Nuk luftohet virusi me gjoba” – Nenkryetari i PD: Duhet përgjegjshmëri dhe nje plan i qartë social-ekonomik

nga Editor

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ndaj masave të marra nga qeveria së fundmi, për të ndaluar përhapjen e COVID 19.

Përmes një statusi në facebook, Spaho bën një paralele mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëron gjoba për shkelësit e urdhrave të qeverisë, dhe nga ana tjetër dekretin e qeverisë italiane ku sanksionohen masa për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve.

Sipas Spahos, virusi nuk luftohet me gjoba, ndërsa apelon që qeveria shqiptare të ndjekë shembullin e vendit fqinj.

Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik”, shkruan mes të tjerash Spaho.

Postimi i plotë

Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik.

Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!