Home Aktualitet “Shqipëria rrezikon krizë ekonomike për shkak të COVID-19”, DW: FMN, opozita e bizneset kërkojnë masa për kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë

“Shqipëria rrezikon krizë ekonomike për shkak të COVID-19”, DW: FMN, opozita e bizneset kërkojnë masa për kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë

nga Editor

Në Shqipëri nis të hënën zbatimi i aktit normativ të qeverisë Rama për forcimin e masave në parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19. Ky akt, që ka fuqinë e ligjit, detyron përfshirjen e strukturave spitalore private, kur numri i të infektuarve mund të mos përballohet nga kapacitetet spitalore publike. Akti normativ detyron të gjithë qytetarët që të deklarojnë tek autoritetet historikun e udhëtimit të tyre nga vendet e prekura nga COVID-19 në Shqipëri dhe të vetë-izolohen për dy javë. Ai ndalon eksportimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Shqipëria dhe parashikon gjoba të rënda për këdo që nuk zbaton  nenet e tij.

Akti normativ vjen pas mbylljes së fluturimeve në linjat ajrore me Italinë dhe Greqinë si edhe të gjitha pikave kufitare tokësore me të gjitha vendet fqinje; mbylljes së shkollave dhe universiteteve, bareve, restoranteve dhe gjithë qendrave kulturore, sportive ku ka grumbullime masive të njerëzve. Transporti publik është ndërprerë dhe qarkullimi rrugor funksionon pa kufizime vetëm për automjetet e furnizimit  me produkte ushqimore dhe ambulancat. Të punësuarit në sektorin publik apo privat, duke nisur nga kjo javë e re mund të qarkullojnë me automjetet e tyre vetëm deri në orën 8.00 të mëngjesit dhe vetëm nga ora 16.00 -17.00 të pasdites.

Autoritetet kanë paralajmëruar së këtë javë pritet “një furtunë rastesh” dhe situata do të rëndohet. Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik thanë të hënën për Deutsche Wellen, se numri i të infektuarve të shtruar në Spitalin Infektiv, të Qëndrës Spitalore,”Nënë Tereza”, në Tiranë ka arritur në 51 vetë dhe numri i rasteve të dyshuara është 563.  Kjo do të thotë që brenda një jave numri i të infektuarve është rritur 21 herë, duke patur parasysh që 2 të prekurit e parë u idetifikuan  më 9 mars. Tirana ka numrin më të madh të rasteve, 34 syresh, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi me 5 raste, Në qytetin bregdetar është shënuar edhe viktima e parë dhe e vetme deri tani, një grua 73 vjeҫare.  Virusi ka prekur më lehtë Lushnjën, Elbasanin, Rrogozhinën, kurse në jug të vendit nuk është identifikuar deri tani asnjë rast.

Në Tiranë qarkullimi rrugor funksionon pa kufizime vetëm për automjetet e furnizimit me produkte ushqimore dhe ambulancat

Për të përballuar shërbimet mjekësore ndaj shtimit të pritshëm të të infektuarve me COVID-19  po funksionojnë portalet zyrtare, “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” ku autoritetet shtetërore ftojnë të gjithë personat që kanë lidhje me shëndetësinë – mjekë, infermierë, farmacistë, laborante, profesionistë të shëndetit publik- të jenë të gatshëm të kontribojnë për menaxhimin e një situate më të rënduar.

Aktiviteti i parlamentit i bllokuar

Masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19, vetë – izolimi në shtëpi i qytetarëve ka sjellë paralizën e aktivitetit parlamentar. Kjo situatë është kritike sidomos për ecjen përpara të reformës zgjedhore, kryerja e të cilës është një nga ҫështjet prioritare në rezolutën e Bundestagut gjerman lidhur me mundësinë që Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit në pranverën e këtij viti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!