Home Aktualitet “Virusi të zapton rrugët e frymarrjes”, flet nga spitali 41-vjeçari me coronavirus: Babai im vdiq nga kjo sëmundje, kjo nuk është një lojë

“Virusi të zapton rrugët e frymarrjes”, flet nga spitali 41-vjeçari me coronavirus: Babai im vdiq nga kjo sëmundje, kjo nuk është një lojë

nga Editor

Giovanni Zampino, një 41-vjeçar nga Italia i cili është shtruar në spial dhe po mbahet nën kujdesin intensiv në spitalin Maria Vittoria prej rreth një jave, ka folur për mediat për vuajtjet nga sëmundja.

Ndërkohë që babai i tij Antonio 76 vjeç i cili u shtrua në spital po nga sëmundja Covid-19, nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen, ndërkohë që 41-vjeçari po lufton në spital.

Ndjesë për maskën por akoma nuk mund të flas pa ndihmën e saj, ose më skatë nuk mund të marr frymë pa këtë kasket. Dua ta bëj këtë video sepse shumë njerëz po e nëpërkëmbin koronavirusin e mallkuar. Mua personalisht po më shkatërron jetën prej 10 ditësh. Deri para disa ditësh jeta ime vijonte e qetë, një jetë normale si shumë prej jush. Dua të them se si shumë nga ju unë e nënvlerësova. Mendova se ishte një shaka, apel politik dhe ushtarak dhe shumë gjëra të tjera dhe sinqerisht nuk bëra asgjë për të mos marrë këtë virus që tashmë është në trupin tim.

Por ndërkohë ky virus vrau personin më të dashur në jetën time siç ishte babai im. Të gjithë thonë se ky virus është një grip i thjeshtë, por mund tu them se nuk është grip i thjeshtë.

Ai hyn thellë brenda teje të zapton ty dhe dëmton pulmonet, rrugët e frymarrjes. Është gjëja më e keqe ende e panjohur. Si mund ta luftosh një gjë që nuk e njeh. Mesazhi im është të kujdeseni dhe mundohuni të rrini në shtëpi këto 15 ditë, sepse nuk është një lojë. Unë i kaloj netët me respirator dhe nuk mund të fle. Jeta ime është kthyer përmbys dhe nuk dua që asnjëri ti përjetojë këto vuajtje.”- tha ai.

Ai po ashtu ka rrëfyer se mjekët erdhën për të zgjedhur dy pacientë, ndërkohë që kjo ishte edhe hera e fundit që ai pa babën e tij.

 “Kam zbuluar se ai ishte i vdekur sepse mora një mesazh ngushëllimi. Në fillim të javës mendoj, nuk e di ditën e saktë që babai im humbi jetën. Vëllai im preferoi të mos më tregojë asgjë pasi jam ende në spital”.- tha ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!