Home Aktualitet Çifti nga Roskoveci me COVID-19, bashkia tjetër njoftim të rëndësishëm: Kush ka pasur kontakt të ngushtë me ta, të marrë në këtë numër

Çifti nga Roskoveci me COVID-19, bashkia tjetër njoftim të rëndësishëm: Kush ka pasur kontakt të ngushtë me ta, të marrë në këtë numër

nga Editor

Bashkia e Roskovecit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të mposhtur koronavirusin, që po përhapet me shpejtësi në Shqipëri.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, bashkia vë në dispozicion një numër telefoni, ku ju kërkon të kontaktojnë të gjithë ata persona që kanë pasur kontakte të ngushta me çiftin e infektuar me koronavirus.

Njoftimi i bashkisë:

Bashkëpunim dhe patjetër do ja dalim.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Bazuar në zhvillimet e fundit të përhapjes së Koronavirusit #COVID-19, Bashkia Roskovec ka vendosur në dispozicion numrin 📞 0693820240
Lutemi , të gjithë personave të cilët kanë patur kontakt të ngushtë me çiftin e infektuar tashmë, janë të lutur të kontaktojnë në këtë numër telefoni.
🔴Sipas specialistëve java e ardhshme dhe më tej do të shfaqë simptoma tek të prekurit, ndaj na duhet shumë ⚠ KUJDES.
Përballë kësaj situate koordinimi, bashkëpunimi dhe vetëdisiplinimi janë elementët kryesorë për të fituar betejën ndaj këtij virusi. KUJDESU për veten, MBRO të tjerët!

04534711 28fc 420a 9359 4123a48d621f

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!