Home Aktualitet Ndalimi i lëvizjes në këmbë pas orës 18:00, Paloka: Kryeministër qesharak, virusi nuk infekton part-time. Duhet…

Ndalimi i lëvizjes në këmbë pas orës 18:00, Paloka: Kryeministër qesharak, virusi nuk infekton part-time. Duhet…

nga Editor

Nënkryetari  i PD-së, Edi Paloka e ka quajtur si qesharak vendimin e kryeministrit për të ndaluar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00 në gjithë vendin.

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë.  Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit”, thekson Paloka.

Qyetataret ne kembe

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!