Home Aktualitet Koronavirusi/ Manastirliu ndan lajmin e mirë: 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik i janë përgjigjur ftesës për t’ju bashkuar ‘frontit të luftës’

Koronavirusi/ Manastirliu ndan lajmin e mirë: 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik i janë përgjigjur ftesës për t’ju bashkuar ‘frontit të luftës’

nga Editor

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka ndarë me qytetarët shqiptarë një lajm të mirë, ku ka treguar se interesi i mjekëve dhe infermierëve, farmacistëve dhe ekspetëve të kësaj fushe, për tju bashkuar skuadrës së ‘frontit të luftës’ kundër COVID-19, ka qenë shumë i madh.

Në një lidhje live përmes ‘Facebook’ Manastrliu tha se: “2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.

Ndaj, kam angazhuar dhe kam caktuar Krenar Lilën, mjek reanimator, si kordinator përgjegjës për orgnaizimin e punës në Reamniancion, në të gjitha strukturat spitalore.

Arben Gjatë, konrdinator përgjegjës për biurimet njerëzore në shkallë vendi.

Dhe me një lutje të madhe për qytetarët që shkojnë në dyert e spitaleve dhe qendrave shëndetësore:
Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore! Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit.”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!