Home Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Çifti i bashkëshortëve del pozitiv me COVID-19, Bashkia e Roskovecit njoftim urgjet: Të vetëizolohet i gjithë fshati…

LAJM I FUNDIT/ Çifti i bashkëshortëve del pozitiv me COVID-19, Bashkia e Roskovecit njoftim urgjet: Të vetëizolohet i gjithë fshati…

nga Editor

Bashkia e Roskovecit iu bën thirrje banorëve të fshatit Mbërs që të vetëizolohen pasi një çift bashkëshortësh nga ky fshat kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.

Njoftim i plotë i Bashkisë: 

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec , ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.

Çifti i bashkëshortëve  G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.

Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.

Bashkia Roskovec i bën  thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:

�qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë.

Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.

Zoti qoftë me ne ! 🙏

#JoPanik #Kujdes #qendroninështëpi #Vetëizolohu

(E.K/Faxweb.al)

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!