Home Aktualitet “Biznesi i vogël mund të mbijetojë qameti dhe 20 ditë”, kreu i shoqatës: Janë të punësuar rreth 400 mijë njerëz, të hiqen PPP-të, paratë të futen në ekonominë shqiptare

“Biznesi i vogël mund të mbijetojë qameti dhe 20 ditë”, kreu i shoqatës: Janë të punësuar rreth 400 mijë njerëz, të hiqen PPP-të, paratë të futen në ekonominë shqiptare

nga Editor

TIRANË

Një thirrje dëshpërimi nga biznesi i vogël. Kreu i Shoqatës së Biznesit të vogël, Albert Nasto në një lidhje për “News24” ka folur për situatën në të cilën ndodhet ky biznes që ka të punësuar rreth 400 mijë shqiptarë.

Nasto tha se qeveria është e vonuar me masat dhe nuk ka asnjë plan konkret ende, ndërkohë që sipas tij, biznesi i vogël mund të mbijetojë dhe 20 ditë.

Ashtu si gjithë qytetarët e vendit tonë, si populli, qeveria dhe biznesi i vogël është shumë i shqetësuar dhe për shëndetin e vet por edhe për çështjen ekonomike të biznesit se si do vejë situata. Janë rreth 100 mijë biznese të vogël që kanë ulur qepenat. Në këto biznese janë të punësuar 350-400 mijë qytetarë të cilët sot nuk punojnë. Jemi të shqetësuar sepse në fund të fundit kjo gjendje është emergjente dhe kërkon masa emergjente. Qeveria i zgjidh. Qeveria dha urdhër për gjendje emergjente, biznesi i zbatoi. Nuk ka transparence çfarë do bëhet. A ka ndërmarrë ndonjë plan qeveria për t’u ulur këmbëkryq, për të folur pastër.

Qeveria është shumë e vonuar. Qeveria pati kohë që nga rënia e pandemisë në Kinës është mbi 1 muaj e gjysmë”, deklaroi Nasto.

Ai tha më tej se dje kemi bërë një plan kërkesash nga ana e shoqatës duke përmendur disa nga pikat kryesore. “I kemi bërë kërkesë dhe qeverisë dhe opozitës me disa pika. Për shembull, ne kemi mbyllur subjektet dhe jemi pa punë. Por ne do paguajmë sigurimet, energjinë, taksat. Qeveria duhet të hartojë një plan masash me ndihmë ekonomike. Për çështjen e sigurimit shoqëror, duhet ta heqë deri sa të jetë kjo gjendje emergjence. Duhet të mos paguajmë taksat lokale. Duhet të ndërpriten pagesat lokale. Duhet të ndërhyjë me paketa ndihmë, lehtësira fiskale. Gjobat, pagesat e kësteve, si për TVSH-në. Duhet të ulet qeveria me biznesin, nuk po them të bashkohemi se s’na e lejon koha por të dëgjojë mendimet tona”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!