Home Aktualitet Deputeti grek shtrohet në spital pas dy ditësh i sëmurë, është prekur nga koronavirusi

Deputeti grek shtrohet në spital pas dy ditësh i sëmurë, është prekur nga koronavirusi

nga Editor

Deputeti në Parlamentin e Greqisë dhe njëkohësisht mjeku Christos Kellas është shtruar në spital që nga e diela në mbrëmje në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Larissa, raportojnë mediat greke.

Ai ishte mbyllur në shtëpi prej dy ditësh, por gjendja e tij duket se është rënduar duke e bërë të domosdoshëm shtrimin e tij në spital.

Siç shkruajnë mediat greke, deputeti, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ishte në shtëpinë e tij në Larissa në vetëizolim.

Sipas përditësimit të fundit të dhënë dje nga specialisti i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras, numri i rasteve në Greqi është rritur në 331 të prekur, kur katër persona deri më tani kanë gjetur vdekjen.

epa08296946 A worker wearing protective gear sprays disinfectant in the building of Athens News Agency as a precaution against the spread of the Covid-19 Coronavirus, in Athens, Greece, 16 March 2020. Greece's cafes, restaurants, museums, archaeological sites and sports venues will  be suspending their operation until March 30. Greece already counts 331  cases and four deaths due to coronavirus.  EPA/VANGELIS BOUGIOTIS

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!