Home Aktualitet Ankesat e qytetarëve alarmojnë policinë, pas monitorimit të lagjeve kapet 39-vjeçari nga Tirana duke…

Ankesat e qytetarëve alarmojnë policinë, pas monitorimit të lagjeve kapet 39-vjeçari nga Tirana duke…

nga Editor

Policia e Durresit ka vene ne pranga nje 39 vjecar nga Tirana, i cili vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit të Durrësit. 

Policia ben me dije se kane qene ankesat e qytetareve ato qe kane alarmuar efektivet, e pas monitorimit te bere ne lagjet qe kishin aneksa u kap mat burri nga Tirana, A. H., 39 vjeç. Atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 sahatë uji.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, pas ankesave të marra nga qytetarët për vjedhje të sahatëve të ujit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!