Home Aktualitet “Çdo vonesë e pafalshme dhe me pasoja të rënda për shëndetin”- Basha: Të merren masa për të mbrojtur jetën e mjekëve dhe infermierëve

“Çdo vonesë e pafalshme dhe me pasoja të rënda për shëndetin”- Basha: Të merren masa për të mbrojtur jetën e mjekëve dhe infermierëve

nga Editor

Kreu i PD-së-së, Lulzim Basha, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që të marrë masa për të siguruar shëndetin dhe jetën e mjekëve dhe infermierëve, që po luftojnë në vijën e parë me COVID-19.

Me një deklaratë, Basha tha se çdo vonesë do të ishte fatale dhe se ata duhet të pajisen menjëherë me të gjitha masat mbrojtëse. 

Kreu i PD-së tha gjithashtu se po kaq urgjente, sipas tij, është edhe pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi.

Dua ta nis fjalën time këtë të dielë në mbrëmje, me një mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ju bashkqytetarë të dashur dhe me urimin tim nga zemra për ju dhe të dashurit tuaj, që të jeni mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë kohë të vështirë.

Një urim  të vecantë kam për shërim sa më të shpejtë për të 41 bashkëqytetarët tanë që janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19 dhe që po trajtohen nga personeli ynë i shkëlqyer shëndetësor.

 Jam plot me shpresë se me përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve dhe infermierëve tanë, do arrini ta mposhtni këtë virus.

Ndaj dua të përsëris edhe sot mirënjohjen nga zemra për çdo mjek, për çdo infermier, për çdo punonjës të shëndetësisë që është në krye të detyrës.

Personeli mjekësor me kapacitet të plotë është i domosdoshëm në këtë periudhë, ndaj dhe dua ta bëj të qartë:

Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet  e nevojshme të mbrojtes. Cdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve.\Po kaq urgjente është pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi. Kjo jo vetëm do të qetësonte qytetarët që jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, por do të bënte të mundur edhe izolimin në kohë të atyre që janë prekur, duke frenuar përhapjen e virusit”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!