Home Aktualitet Edi Rama boll u fshehe dil ne zyrë, shihe Kosovën se cfarë shteti dinjitoz!

Edi Rama boll u fshehe dil ne zyrë, shihe Kosovën se cfarë shteti dinjitoz!

nga Editor

NGA PETRIT VASILI.

Ndersa Edi Rama rri fshehur ne Surrel dhe flet broçkulla sikurse te ishte njeri i rendomte ne nje situate te jashtezakonshme si kjo qe po kalon vendi,
nderkohe qeveria ne Kosove megjithese ka vetem 2 raste me coronavirus harton planin me 9 pika per te perballuar kete krize te paprecedent.

Meqenese ne Shqiperi s’kemi as kryeminister,s”kemi as drejtim, s’kemi as lidership
lexoni me poshte masat e planifikuara nga qevetia e Kosoves qe demostrojne lidership,seriozitet dhe marrje pergjegjesish:

“Lista e plotë e masave qe Qeveria e Kosoves ka pergatitur si pergjigje ndaj Pandemise.

– E para është, lehtësimi i transportit të mallrave që vijnë në drejtim të Kosovës.

– Masa e dytë është inventarizimi i të gjitha rezervave të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitja e një plani të këtyre rezervave për tre muajt e ardhshëm.

– Si masë e tretë është mbështetja e bizneseve të rëndësisë strategjike.

– E katërta është shtyrja e afatit për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve edhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.

– E pesta është që Banka Qendrore e Kosovës në konsultim me bankat komerciale të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën, duke përfshirë në veçanti prolongimi i detyrimeve kreditore të tyre deri më datë 30 prill 2020 dhe të rishqyrtojnë riprogramimin e tyre.

– E gjashta, ndërmarrje publike duhet të ofrojnë furnizimin me ujë dhe ngrohje të rregullt.

– E shtata është që KEK, KEDS dhe KOSTT duhet të ofrojnë furnizim të rregullt me energji.

– E teta, ndërmarrje që ofrojnë shërbime të telefonisë fikse dhe të internetit, të sigurojnë funksionim të rregullt dhe informim të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimi nuk duhet të ndalet deri më 30 prill edhe në rast se shërbimet nuk janë kryer deri më këtë datë.

– E nënta, shtyhet deri më 30 prill të gjitha pagesat e shërbimeve publike, si uji, energjia elektrike, ngrohje dhe mbeturina.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!