Home Aktualitet Dhurata Çupi: Dibrani ‘thyen karantinën’, ka zgjedhur ose koronavirusin ose urinë

Dhurata Çupi: Dibrani ‘thyen karantinën’, ka zgjedhur ose koronavirusin ose urinë

nga Editor

Përmes një postimi në “Facebook” ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka ndarë me publikun historinë e një qytetari që mbledh kanaçe në Bulqizë, ndërsa i duhet të ‘thyejë’ urdhrin e qeverisë duke mos qëndruar në karantinë pasi duhet të sigurojë të ardhurat për familjet.

Postimi i plote

“Sabiti  jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve.

Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.

Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.  Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë.

Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.”, thotë Çupi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!