Home Aktualitet COVID-19/ Berisha “ultimatum” Ramës: Mbyllja e lokaleve dhe bizneseve të shoqërohet me kredi të buta!!!

COVID-19/ Berisha “ultimatum” Ramës: Mbyllja e lokaleve dhe bizneseve të shoqërohet me kredi të buta!!!

nga Editor

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se mbyllja e lokaleve dhe bizneseve për shkak të koronavirusit, duhet të shoqërohet me dhënie të kredive të buta

Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:

Mbyllja e Lokaleve dhe Bizneseve nga shteti duhet urgjent te shoqerohet me kredi te buta dhe afatgjata!

Pse kjo?

Se pari u takon me ligj. Lokalet, bizneset po mbyllen jo per shkak te tyre por per “arsye madhore”, epidemi, fatkeqesi natyrore, ne te cilat kudo ne bote shteti kompenson!

Se dyti, bizneset qe mbyllen me urdher nuk kane likuiditet per te paguar pagat dhe eventualisht qerate!

Se treti, ne rast se nuk u jepen kredi te buta afatgjata rreth 90% e tyre do falimentojne dhe do te biem nga nje katastrofe epidemie ne nje katastrofe ekonomike.

Denoj qendrimin armiqesor te Edvin Çekap Maskes ndaj bizneseve ne Shqiperi!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!