Home Aktualitet Skandaloze/Pastruesit e bashkisë po na infektojnë më keq se coronavirusi…

Skandaloze/Pastruesit e bashkisë po na infektojnë më keq se coronavirusi…

nga Editor

Dy gra të rreshkura nga dielli, dhe një burrë me karrocë dore ndjekin njëri tjetrin, sa në një oborr pallati në tjetrin. Në të shumtën bërtasin më të madhe, se duhet të ndajnë detyrat kush shkopin e kush fshesën. Dhe si prijnë dy gratë, burri me karrocë mbledh turret e plehrave rrëzave.

Dhe ja, gratë nisin fap e fap, njëra në një anë e tjetra zë nën përballë. Pluhuri ngrihet hava. Njerëzit që kanë dalë tek tuk për të bërë Pazar, me maska nëpër turinj, kthejnë kokën mos u ngjeshen pluhuri.

Kjo pamje s’është e para herë. Punonjësit e pastrimit të bashkisë kështu fshijnë në mes të ditës. Me një shkop të gjatë, ato marrin pothuaj gjithë rrugën, sa t’ju hajë krahu dhe ngrenë në hava pluhurin për të ngjeshur mbeturinat nëpër rrëzë trotuaresh.

Por, kjo s’ka ndalur as këto ditë, kur të gjithë janë izoluar nëpër shtëpi, dhe njerëzit dalin në të rrallë për të blerë ushqime e sende për shtëpi.

Duke u ruajtur nga kontaktet me njerëzit me maska e doreza, të zë më tej frika nga kjo masë pluhuri e mbeturinash që shkojnë përpjetë nga fshirja që bëjnë punonjësit e bashkisë.

Duke pritur ditë më ditë të mbërrijë kjo situatë në kurbën kulmore, siç është thënë, edhe kjo pakujdesi higjenike ishte mangët.

Ne vend që njerëzia të qetësohet nga masat ekstreme të bashkisë për dizifektimin e vendeve publike, por edhe në cdo cep të vendeve ku shkel këmba e njeriut, këtu vazhdon terrori i mungesës së higjenes. Kazanët e plehrave në mes të lagjeve janë problematike po ashtu, pasi edhe pse u propagandua se do funksionojnë si në Evropë, ato vazhdojnë të jenë thjesht kazanë që tejmbushen e fermentohen duke kulluar rrugëve.

Të paktën Erion Veliaj të ndalojë këta punonjësit e pastrimit që çojnë plehrat hava, që kur të kalojmë gjithë ankth e frikë nëpër rrugë, të mos na ngjeshet dhe këto mbeturina turinjve. Sepse nuk do mjaftontë më as larja e duarve çdo 15 minuta, por e gjithë trupit, kokë e këmbë. Me aq ndotje sa është këtu nuk ja dilet ndryshe.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!