Home Aktualitet Dy mjekë të Sanatoriumit u prekën nga koronavirusi. Si u infektuan ata? Dyshimet mbi vizitorin

Dy mjekë të Sanatoriumit u prekën nga koronavirusi. Si u infektuan ata? Dyshimet mbi vizitorin

nga Editor

Dy mjekë rezultojnë të prekur nga koronavirusi në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht sot Ministria e Drejtësisë, sipas të cilës mjekët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Por, si u infektuan ata? Burime për ABC News kanë bërë me dije se, një i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia.

Dyshohet se i afërmi i të sëmuarit qenë i infektuar ngakoronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar. Ndërkohë pacienti që ishte i shtruar në Sanatorium është transferuar në spitalin e infektivit në Tiranë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!