Home Aktualitet Abuzimet me çmimet, ngrihet Task-Forca që kontrollon dyqanet, farmacitë e furrat e bukës

Abuzimet me çmimet, ngrihet Task-Forca që kontrollon dyqanet, farmacitë e furrat e bukës

nga Editor

Task-Forca e përbërë nga 4 institucione, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Ushqimeve, Hetimi Tatimor dhe Agjencia e Barnave, ka nisur nga puna për të kontrolluar e verifikuar të gjitha denoncimet për abuzimet me çmimet.

Kryesisht qytetarët kanë denoncuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe farmaceutike. Megjithatë, burime nga Policia thanë se pjesë e punës së kësaj Task-Force do të jenë edhe furrat e bukës.

Të njëjtat burime thanë se nuk është vendosur ende afat për punën e këtij grupi institucional. Objekti kryesor i punës është kontrollimi i të gjitha ankesave që janë paraqitur gjatë tri ditëve të fundit, kohë kur është bërë edhe izolimi i banorëve me qëllim mospërhapjen e COVID-19.

Task-Forcë do të verifikojë faturat e shitjes së produkteve nëpër dyqane e farmaci, duke i krahasuar ato me denoncimet e qytetarëve për rritjen e çmimeve. Të gjitha veprimet e grupit të punës, do të dokumentohet me procesverbal dhe fotografim, për të cilat më pas do të përgatitet një dosje e veçantë, në mënyrë që të merren masat siç parashikohet në legjislacion.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!