Home Aktualitet Berisha thirrje qeverisë: Të evakuohen urgjent turistët shqiptarë që u bllokuan në Itali pas mbylljes së kufirit….

Berisha thirrje qeverisë: Të evakuohen urgjent turistët shqiptarë që u bllokuan në Itali pas mbylljes së kufirit….

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë që të evakuohen shtetasit shqiptarë turistë që mbetën të bllokuar në shtetin fqinj, pas mbylljes së kufirit për shkak të koronavirusit.

Teksa ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha thekson se këta qytetarë janë braktisur nga qeveria, në një kohë kur sipas tij të gjithë shtetet kanë tërhequr shtetasit e tyre.

Ndërkohë, qytetari dixhital shkruan se ambasada shqiptare nuk u kujdes për shtetasit e saj në Itali dhe se me mbylljen e hoteleve, ata ngelën rrugëve.

MESAZHI TEK BERISHA

Te evakuohen urgjent shtetasit shqiptar turiste qe mbeten nga mbyllja e menjehershme e kufirit ne Itali!
Ata jane te braktisur narkoqeveria, asnje interes per ta.
Çdo shtet ka terhequr shtetasit e vet nga vendet me epidemi.
Kjo zgjidhet me vendime dhe masa urgjente dhe jo me Joga ne Surrel! sb
Mirmbrema Doktorr nuk e di ne jeni ne dije per turistet shqipetar qe janë në bllokuar ne teritorin e italisë per arsye te mbylljeve te kufijve nga ana e qeverris Rama por dhe nga qveria italiane dhe qe ambasada jone nuk jep asnje farë informacioni apo ndihme per keta persona qe tashme janë rrugeve sepse sic e dini me dekretin e fundit te qeverris italiane u mbyllen edhe hotelet ,,,por pyetja eshte ?! Kush duhet te kujdeset per keta njerez a nuk duhet te marr masa qeverria jonë per te ber te mundur kthimin ne familjet e tyre e te kryejnë karantinen ne shtepitë e tyre ? ështe nje situatë vertetë e rende un jam ne milano dhe kam marr tre persona per t’i strehuar ne shtepinë time qe ngelen rrugeve ne Rome problemi nuk eshte tek une por te keta persona ( dhe si keta ka shum te tjerë ) qe duan te kthehen pranë familjeve te tyre Ju faleminderit Doktor

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!