Home Aktualitet Xhaxhai vrau nipin në Krujë, gjendet arma e krimit

Xhaxhai vrau nipin në Krujë, gjendet arma e krimit

nga Editor

Një krim i rëndë u shënua një ditë më parë në Krujë ku xhaxhai vrau nipin e tij me armë zjarri. Autori u arrestua nga policia por nuk ishte gjetur arma e krimit, e cila mësohet se është zbuluar gjatë orëve të fundit

“Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës”, thotë policia.

Ja njoftimi i plotë

Krujë

Policia gjen dhe sekuestron armën e krimit, pistoletë TT.

Gjendet dhe një armë zjarri tjetër, pushkë, që e posedonte autori i krimit.

Gjetja, pas kontrolleve me njësinë e specializuar të FNSH Tiranë, duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese.

Autori, një orë pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe rrethimit të zonës nga Policia, u vu në pranga. 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!