Home Aktualitet Koronavirusi/ Shoqata e Bukës ka një mesazh: Mos e …

Koronavirusi/ Shoqata e Bukës ka një mesazh: Mos e …

nga Editor

“Të nderuar kolegë, nisur nga shqetësimi i përgjithshëm, por veçanërisht nga sugjerimet e specialistëve të fushës, të mbrojtjes të shendetit, të mbrojtjes të konsumatorit, është e nevojshme të nderpritet prerja e bukës, kjo bëhet për të ruajtur në maksimum në kushtet e tanishme shëndetin e konsumatorëve, por në të njëtën kohë edhe për të ruajtur shëndetin e punonjësve tanë, prandaj kërkojmë nga të gjithë kolegët dhe specialistët që janë pjesë e rrjetit të Shoqatës të japin mendimet e tyre dhe të veprojmë bashkarisht duke ndaluar prerjen e bukës si një e keqe për përhapjen e Covid-19 në këto ditë të rrezikshme”.

“Janë shumë nga furrat e bukës që po e aplikojnë mos prerjen e bukës dhe në këtë drejtim kemi dhe mirëkuptimin e mbështetjen e klientëve. Specialistët e mbrojtes konsumatorit , shëndetit etj, sugjerojnë që buka nuk duhet të pritet se kontaminon dhe është shumë e rrezikshme për klientët. Kërkojmë mendimin edhe të prodhuesve të bukës , sipërmarrësve por dhe të kunsumatorëve për këtë problem,” njofton Shoqata.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!