Home Aktualitet Hyn në fuqi Akti Normativ/ Në dispozicion të të prekurve me koronavirus edhe spitalet private. Kryeministri Rama paralajmëron

Hyn në fuqi Akti Normativ/ Në dispozicion të të prekurve me koronavirus edhe spitalet private. Kryeministri Rama paralajmëron

nga Editor

Kryeministri Edi Rama njofton se ka hyrë në fuqi akti normativ për masat e rrepta kundër koronavirusit, masa sipas të cilit do të jenë deri në përfundim të luftës.

Rama thotë se me urdhër të ministres së Shëndetësisë, edhe spitalet private do të jenë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi.
Postimi i Kryeministrit Rama:

AKTI NORMATIV HYRI NË FUQI DHE NGA SOT KA FORCËN E LIGJIT DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS

Ndër të tjera:

🔴 NË VARËSI TË DINAMIKËS SË SPITALIZIMIT TË TË PREKURVE NGA COVID-19, ME URDHËR TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR SHËNDETËSINË, VENDOSEN NË DISPOZICION EDHE STRUKTURAT PRIVATE SPITALORE, AMBULATORE, HOTELIERE, AUTOAMBULANCAT DHE PERSONELI PËRKATËS, SHËNDETËSOR E MBËSHTETËS.

🔴 MOSZBATIMI I KËTIJ URDHËRI DËNOHET ME GJOBË NË MASËN 5 000 000 (5 MILIONË) LEKË. NË RAST MOSBINDJEJE PAS VENDOSJES SË GJOBËS, STRUKTURA PËRKATËSE VENDOSET FORCËRISHT NË DISPOZICION TË SHËRBIMIT PUBLIK SHËNDETËSOR DHE PERSONELI PËRKATËS ËSHTË I DETYRUAR TË SHËRBEJË NËN DREJTIMIN SHTETËROR TË STRUKTURËS GJATË GJITHË KOHËZGJATJES SË INFEKSIONIT

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!