Home Aktualitet Shkarkimi i mjekut, reagon Petrit Vasili: Turp i madh

Shkarkimi i mjekut, reagon Petrit Vasili: Turp i madh

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja, i cili denoncoi pak ditë më parë mungesën e pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësorë.

“Turp i madh si mundet te largohet nga puna nje mjek, qe sakrifikon prej kohesh duke punuar ne Urgjence vetem e vetem se fjalet e tij nuk i pelqejne Edi Rames. Ne mes te Pandemise qeveria gjen kohe per hakmarrje politike, duket se sa seriozisht e kane marre Pandemine”,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.

Lajmin për shkakrimin e ka konfimruar vetë mjeku Allkja, përmes një postimi në facebook, ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.

“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!
Kerkova të ma jepnin me shkrim! Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë!  Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve ! Ju dua shumë !”- shkruan Allkja në postimin e tij.

Lajme te ngjashme