Home Aktualitet Shkarkohet mjeku i urgjencës Ilir Allkja: Unë sonte jam në punë, 2 personat që po hakmerren ndaj meje

Shkarkohet mjeku i urgjencës Ilir Allkja: Unë sonte jam në punë, 2 personat që po hakmerren ndaj meje

nga Editor

Mjekut të urgjencës, Ilir Allkja i cili pak ditë më parë nxiti reagime pasi deklaroi se mjekët nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe se janë në rrezik të vazhdueshëm të infektohen me COVID 19, i është komunikuar sot largimi nga puna.

Në një prononcim për Faxweb.al, mjeku Allkja u shpreh se kjo është hakmarrje e ulët e Ramës dhe që ai do të vijonte të ishte në punë deri në një vendim me shkrim nga ana e drejtorisë.

Nuk më kanë dhënë ende një vendim me shkrim, ndaj sot unë jam në punë. Kjo është një hakmarrje e ulët e Edi Ramës dhe Skënder Bratajt në ditët më të zeza që po kalon vendi ynë kur kemi më shumë se kurrë nevojë për mjekë. Kjo vetëm pse kam marrë pjesë në protestat e opozitës“, u shpreh ai për faxweb.al

Mjeku Allkja tha se ky vendim arbitrar i pamotivuar i është komunikuar gojarisht nga Ali Xhixha, përgjegjësi i Urgjencës paraspitalore të QSUT.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!