Tërmeti, Xhaçka publikon statistikat: 68 persona të lënduar

Read Time:2 Minute, 29 Second

Më poshtë gjeni informacionin e plotë të publikuar nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Më herët u lajmërua për 25 persona të lënduar, ndërsa të dhënat e funsit flasin per 68 të lënduar dhe dëme të shumta materiale.

Postimi i plotë i Olta Xhaçkës:

Të dashur qytetarë,

E di që këto kanë qenë orë shumë shqetësuese për të gjithë ne. Dua të ndaj me ju informacionin zyrtar paraprak, që disponojmë për momentin bazuar në të dhënat që na vijnë nga terreni përmes shtabeve të emergjencës në të 12 prefekturat, ekipeve të emergjencave në të 61 bashkitë, komisariateve të policisë dhe spitaleve për t’ju dhënë një pasqyrë sa më të plotë të situatës.

Tërmeti që ra sot, në orën 16.05 minuta ishte i një magnitude 5.8 sipas shkallës Rihter, me një intensitet prej 7 deri në 8 balle ne epiqender.  Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit.  Goditja fillestare është shoqëruar nga disa lëkundje, për fat të mirë me magnitudë dhe intensitet më të ulët.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera deri në stabilizimin e pllakave tektonike. Por duke e konsideruar tërmetin e orës 16.05 si ngjarjen sizmike kryesore, është një lajm i mirë që goditjet pasuese kanë shënuar një trend në ulje, qoftë për sa i përket magnitudës ashtu edhe intensitetit.

Sipas informacioneve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacione janë duke u përditësuar minutë pas minuti teksa ekipet skanojnë situatën në terren – deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre. Disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet mjekësore të ambulancave pranë vendeve të tyre të banimit.

Ajo që është më e rëndësishmja, eshte se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Nga ana tjetër tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, sidomos në Durrës dhe Tiranë, por fatmirësisht, ne pjesën dërrmuese behet fjale per krisje të mureve apo dëme të tjera të këtij niveli ndonëse në ditët në vijim serioziteti i këtyre dëmtimeve do të verifikohet nga grupet e ekspertëve në terren.

Më konkretisht, në qarkun Tiranë raportimet e deritanishme flasin për:

Dëmtime, kryesisht krisje, në 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, Komunën e Parisit, njësia administrative 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharrë,

Në qarkun Durrës, në Shijak dhe në Durrës qytet raportohen dëme ne 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht te vjetra.

Në bashkinë Librazhd janë dëmtuar 7 banesa.

Në qarkun Dibër, bashkia Klos, njësia administrative Xibër raportohen 4 banesa të dëmtuara, nga të cilat një e rrëzuar.

Në bashkinë Berat ka një banesë të dëmtuar

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tërmeti trondit Ramën, mbledh urgjent qeverinë
Next post 3 lëkundje të forta, prefekti i Durrësit: Situata është qetësuar