Home Aktualitet Vdes nga koronavirusi 47 vjeçari në Bergamo, punonte si operator në spital

Vdes nga koronavirusi 47 vjeçari në Bergamo, punonte si operator në spital

nga Editor

Një operator teknik në qendrën operative të spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo, spitali në qendër të urgjencës së koronavirusit, vdiq mbrëmë, pasi u infektua nga Covid-19.

Rezultati e analizave janë ende në pritje por burimet shëndetësore janë pothuajse të sigurta se ai u godit nga koronavirusi, raporton laRepubblica.

Emri i tij ishte Diego Bianco, nga Montello në provincën e Bergamo, i martuar dhe baba i një djali.

Disa netë më parë, stacioni i cili mbledh thirrje urgjentenga Brescia dhe Sondrio ishte mbyllur dhe dizifektuar edhe sepse operatorët e tjerë kishin shfaqur simptoma dhe kishin qëndruar në shtëpi.

Thirrjet ishin drejtuar në termocentralet e tjerë të Lombardisë. 47 vjeçari është një nga viktimat më të reja nga koronavirusi.

“Bergamo është krahina më e prekur – thotë ish sekretari i Partisë Demokratike Maurizio Martina – këtu numri i infeksioneve vazhdon të rritet.

Spitalet janë në tension të madh, si dhe 112 dhe puna e mjekëve të përgjithshëm është shumë e vështirë.

Bergamo është çështje kombëtare dhe të gjithë duhet të na ndihmojnë tani “.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!