Home Aktualitet Përhapja e frikshme e COVID-19/ Shkon në 21 mijë numri i të prekurve në Itali, rreth 3500 rastë të reja vetëm sot

Përhapja e frikshme e COVID-19/ Shkon në 21 mijë numri i të prekurve në Itali, rreth 3500 rastë të reja vetëm sot

nga Editor

Me përhapjen e frikshme të koronavirusit në të gjithë botën, po mbyllen kufij, po boshatisen rrugë e po ndalet jeta e përditshme për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë botërore.

Liderët e vendeve të ndryshme po marrin vendime të dhimbshme për ekonominë, por të domosdoshme për të evituar një katastrofë epidemike kundër një armiku të padukshëm. Presidenti i Parlamentit Davide Sassoli tha të shtunën se natyra “serioze” e situatës kërkon një përgjigje kolektive.

Të gjitha vendet evropiane do të marrin mbështetje për sistemin e tyre shëndetësor. Kjo nënkupton furnizimin e materialeve, mbështetje për spitalet dhe financim hulumtimesh për të zhvilluar një vaksinë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Në SHBA, përveç bllokimit të fluturimeve nga jashtë, mund te bllokohen edhe disa linja të brendshme me shtete që kanë më shumë të infektuar. Janë 50 viktima tashmë në SHBA dhe mbi 2400 të infektuar. Në Itali, gjatë ditës së shtunë kanë vdekur 175 njerëz duke e çuar në total numrin e të vdekurve në këtë vend në 1,441 vetë. Rastet e regjistruara pozitive në Itali janë 21,175, një rritje rekord me 3479 raste të reja gjatë 24 orëshi të fundit.

Qeveria italiane pritet të marrë masa të reja përfshirë një “protokoll sigurie në punë” për të mbrojtur punonjësit e sektorit të shëndetit nga prekja e virusit. Qeveria spanjolle tashmë pritet të kufizojë edhe lëvizjen e njerëzve me dekret për shkak të shtimit të rasteve me më shumë se 1500 të infektuar gjatë një dite.

Janë 193 të vdekur në Spanjë dhe 6,313 raste të konfirmuara. Në Britani janë dyfishuar të vdekurit, me 21 viktima dhe me 1,140 të infektuar.

Italia111

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!