Home Bota ‘”Ma matën temperaturën” – Presidenti Trump bën testin e koronavirusit, pritet rezultati …

‘”Ma matën temperaturën” – Presidenti Trump bën testin e koronavirusit, pritet rezultati …

nga Editor

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ai është testuar për koronavirus dhe rezultatet që priten të dalin brenda një ose dy ditësh.

Deklarata ishte në kundërshtim me një deklaratë të mjekut personal të Presidentit mbrëmjen e së premtes, i cili tha se testimi nuk ishte i nevojshëm, edhe pse Presidenti ka qenë në kontakt me persona të infektuar.

Por duke pasur parasysh që situata e koronavirusit është fluide, me sa duket u mor një vendim që të vazhdohet me testime.

Ma matën temperaturën time duke u futur në dhomë, gjithashtu bëra testin e COVID-19 natën e kaluar”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se temperatura e tij, deri më tani, ka qenë “krejt normale”.

Gjendja shëndetësore e Presidentit ka qenë në diskutim pasi ai ka qenë në kontakt me disa persona të testuar pozitivisht për virusin.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!