Home Aktualitet Drejtoresha e ISHP tregon detaje: Ja si i gjurmojmë rastet që mund të jenë infektuar nga pacientët me COVID-19

Drejtoresha e ISHP tregon detaje: Ja si i gjurmojmë rastet që mund të jenë infektuar nga pacientët me COVID-19

nga Editor

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka treguar të dhënat e fundit nga situata me COVID-19 në Shqipëri. Në një lidhje me Skype në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Fico është shprehur se nuk ka më reste të tjera dhe deri tani jemi në numrin e 38 të prekurve.

“Është një situatë që ndryshon, gjëja më e mirë që po ndodh është një solidaritet i jashtëzakonshëm që nuk mund të mos e them në këto moment, Apeli I ministres për të thirrur gjithë ata që kanë punaur bashkërisht me ne, janë profesoret tanë, mjekë infermierë, studentë”, u shpreh Fico.

Më tej drejtorja e ISHP tha tregoi dhe se si gjurmohen personat që mund të kenë pasur kontakte me ata që kanë rezultuar pozitiv pas testit të koronavirusit. “Pasi dalin rastet, vijohet me gjurmimin e kontakteve të ngushta, rekomandohet vetëkarnatinimi i tyre, e nëse gjendja e tyre përkeqësohet telefonohet 127, flas për ndryshime, të tipit temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje. Ditët e fundit na ka ardhur në vëmendje se ka pasur disa elementë të mos qartësimit nga ana e qytetarëve. I ftoj të bashkëpunojnë me trupën mjekësore, të japin informacioneve korrekte. Një person me COVID 19 është i vetëizoluar, ndërsa persona të dyshuar që kanë pasur kontakte me persona të prekur quhen të vetëkarantinuar”, shtoi më tej ajo.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!