Home Aktualitet Meta në Durrës: Jemi vigjilent, do punojmë të koordinuar

Meta në Durrës: Jemi vigjilent, do punojmë të koordinuar

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta u nis me urgjencë drejt Durrësit për të marrë informacione lidhur me tërmetin. Gjatë një prononcimi për mediet, Meta u shpreh se institucionet ishin në vigjilencë të vazhdueshme.

Të evidentojmë pasojat e tronditjeve të deritanishme. Jemi në një vigjilencë të vazhdueshme, është e rëndësishme që të jemi në kontakt edhe me vendet fqinje që të jemi të përgatitur për çdo situatë. Unë besoj se tani është koha për të qënë të vëmëndshëm dhe të punojmë të koordinuar“, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Lajme te ngjashme