Home Aktualitet Koronavirusi/ Avionët kthehen në ajër, Spanja shënon shifra rekord

Koronavirusi/ Avionët kthehen në ajër, Spanja shënon shifra rekord

nga Editor

Avionët e kompanisë ajrore Jet2, të cilët ishin nisur drejt Spanjës, u kthyen mbrapsht teksa ishin në ajër.

Sipas BBC, kompania vendosi të anulojë fluturimet pasi Spanja shënoi shifra rekord të prekurish nga koronavirusi.

Rastet e konfirmuara në Spanjë u shtuan me 1500 vetëm në 24 orë.

Numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 120.

Në mbarë Spanjën tani janë 5700 të prekur nga virusi. Ky është vendi më i prekur pas Italisë.

Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës. Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Europa është epiqendra e pandemisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!