Home Aktualitet Mjekja e Sanatoriumit poston foto nga reanimacioni: Furtuna do të kalojë…

Mjekja e Sanatoriumit poston foto nga reanimacioni: Furtuna do të kalojë…

nga Editor

Mjekja Alma Cani Ansary ka postuar në Facebook një selfi në ambientet e Spitalit ‘shefqet Ndroqi’ ndërsa e ka shoqëruar dhe me një apel për të gjithë bashkëkombësit e saj duke iu kërkuar të rrinë në shtëpi dhe të bashkëpunojnë me instancat shtetërore.

‘Kjo furtunë do të kalojë dhe reanimacioni më i mirë është optimizmi juaj. Në këto ditë duhet të ngremë vetëm një flamur”, shkruan mjekja Cani Ansary.
Në vend janë shënuar 38 raste me COVID 19, ndërsa ka rezultuar në fatalitet rasti i një gruaje 73 vjeç në qytetin e Durrësit.

Qeveria ka marrë masa drastike duke mbyllur kufijtë me pothuajse të gjithë shtetet fqinj, ndërsa ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në qytetet kryesore si dhe ka mbyllur çdo aktivit përveç pikave të shitjes së ushqimeve dhe farmacive.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!