Home Aktualitet Bashkë do t’ia dalim/ Kryemadhi publikon foton e veçantë: Gëzuar Ditën e Verës!

Bashkë do t’ia dalim/ Kryemadhi publikon foton e veçantë: Gëzuar Ditën e Verës!

nga Editor

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar sot shqiptarët  për Ditën e Verës. Në një mesazh në Facebook, Kryemadhi ka uruar gjithë nënat dhe gratë që këto ditë i janë përkushtuar higjienës për ruajtjen nga koronavirusi.  Ajo ka publikuar një foto teksa është duke hekurosur rrobat.

“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim”,- shkruan Kryetarja e LSI.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!