Home Aktualitet Pampuri: Ndiqni këshillat e ekspertëve, jo të drejtorëve të propagandës së Kryeministrit

Pampuri: Ndiqni këshillat e ekspertëve, jo të drejtorëve të propagandës së Kryeministrit

nga Editor

“Nuk më intereson Buxheti i Shtetit, por shëndeti i njerëzve” citoj Angela Merkel.

Nga Oriola Pampuri

Kete do te donte te degjonte cdo qytetar sot.

Nje lidere qe mendon per qytetaret e vendit te saj, nuk ben propagande, por merr masa konkrete, kundrejt cdo kosto. Ndersa ketu, drejtoret ne krye te institucioneve bejne propaganden e kryeministrit, ndersa ky i fundit shitet si ekspert dhe jep keshilla…
Keshilla me e vlefshme, perpos te tjerave, do te ishte, te anulonte 150 milion euro tendera, kontrata e koncensione, e t’i vinte ne sherbim te situates. Gjendja ne te cilen ndodhemi kerkon sakrifica nga te gjithe, edhe pse ky eshte detyrim i kryeministrit, perballe qytetareve. Ndiqni vetem keshillat e eksperteve, jo te drejtoreve te institucioneve shendetesore qe ndjekin propaganden e kryeministrit.
Ndiqni keshillat e mjekeve, eksperteve, te cilet punojne mes veshtiresish, ne terren, dhe gjejne kohen dhe miresine t’ju keshillojne.
Ata qe vene ne pah mangesite e sistemit, nuk bejne show, as politike, por thone te verteten, qe dikush ta degjoje e te marre masa, per te miren e te gjitheve.
Ne te gjithe rrime e duhet te rrime ne shtepi, mjeket nuk e kane kete mundesi. Ata perballen cdo dite me mungesa, veshtiresi, nderkohe eshte detyre e opozites te percoje zerin e tyre, ate ze qe te tjeret, po kerkojne ta ndrydhin. JO, edhe pse ne situate te tille, nuk do ta keni shansin te beni propagande, nuk do ta keni shansin, qe deshtimet t’i konvertoni ne suksese, ne kurrizin e mjekeve dhe personelit shendetesor. Cdo sugjerim e mangesi qe del ne pah sot, vlen shume per neser.
Mjeket te cilet, nuk i paguat, nuk i motivuat, i perzute, sot u peruleni????? Mjekeve sigurojini kushte dhe lerini te punojne, lerini te thone fjalen e tyre, mos ushtroni presion mbi to, edhe nese thone te verteta te hidhura te cilat nuk mund t’ju pelqejne.
Lini hapesire specialisteve te pavarur, atyre qe punojne e thone te verteten.
Te gjithe ne sot duam keshilla dhe informacion, jo propagande.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!