Home Aktualitet Heqje patente deri në 3 vite dhe bllokim automjeti, Rama bën postimin e RËNDËSISHËM

Heqje patente deri në 3 vite dhe bllokim automjeti, Rama bën postimin e RËNDËSISHËM

nga Editor

Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të gjitha kompanive prodhuese që të sigurojnë transportin e punonjësve dhe akreditimin e mjeteve të tyre, në rast se duhet të rifillojnë nga puna ditën e nesërme.

Postimi i plotë i Ramës:

TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:

policiarrugore@gmail.com

DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:

0694122223

0694122224

 TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA

 NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË

 LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!

 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!