Home Aktualitet Amerika do t’i largoj trupat nga Kosova?

Amerika do t’i largoj trupat nga Kosova?

nga Editor

Nga Alban Daci.

Ka tre përgjigje për këtë pyetje:

  1. Për fatin e mirë SHBA janë shtet serioz dhe politika e saj e jashtme nuk varet nga opinoni i një senatori, disa senatorëve apo qoftë edhe nga opinioni i djalit të presidentit Trump. Amerika ka nje politikë të jashtme e cila është fruti i studiuesve më të mirë ekonomik, gjeopolitik, të marrëdhënieve ndërkombëtare i Senatit apo Kongresit.
  2. Amerikanët nuk janë ne Kosovë vetëm për Kosovarët, ata janë aty per gjeopolitikën amerikane, për hapësirën e NATOS dhe për ndalimin e avancimit të Putinit apo Kinës. Amerikanët janë aty për vetën e tyre dhe falë dashurisë që kanë shqiptarët për Amerikën. Njëherë amerikanët ikën nga Kuba e nuk munden të kthehen më e nuk mendojnë se do të perserisin të njëjtin gabim historik për tu larguar nga Kosova. Ballkani janë zemra e Mesdheut dhe po ashtu ura ndërlidhëse mes kontinentit Europian, Azisë dhe pse jo edhe me Afrikën Veriut. I vetmi popull amerikan dashës ne Ballkan, pa asnjë lloj rezerve janë Shqiptarët e nëse i faktorizon këto ke nën dominim thuajse krejt Ballkanin. Kjo për shkak të shtrirjes gjeografike të popullit shqiptar, por edhe për shkak të faktorëve historik e gjeografik.
  3. Sovraniteti i Kosovës është një vlerë sigurie edhe për gjeopolitikën e Amerikës në Ballkan dhe jo vetëm. Një komb nuk lind apo shuhet për shkak të urrejtjes apo dashurisë së një kombi tjetër. Shqiptarët kanë mbijetuar ndër shekuj edhe kur askush nuk u donte. Shqiptarët janë një Komb dhe si i tillë ka të gjithë te drejtat të barabarta me kombet e tjera. Procesi unifikues i Kombit shqiptar ka ardhur më i ngadalë në krahasim me kombet e tjera e kjo per arsye hsitorike që dihen tashmë, por procesi unifikues i kombit shqiptar është një proces i pandalshëm ashtu si edhe i popujve të tjerë.

Kush janë pasojat nëse Amerikanët largohen më të vërtetë nga Kosova?
Supozojmë se amerikanët largohen nga Kosova:

  1. Skenari 1- Serbët sulmojnë Kosovën, i gjithë faktori shqiptar i shpall luftë Serbisë. Ndahen blloqet pro shqiptarëve e ndoshta pro serbëve. I gjithë gadishulli në luftë e për pasojë janë në luftë Europa e pse jo edhe më gjerë. Të mos harrojmë se Lufta I ka nisur pikërisht në Ballkan
  2. Skenari 2- Amerikanët largohen, Kosova bashkohet me Shqipërinë. Serbia s’mundet me bërë asgjë. Amerikanët humbin Ballkanin.
  3. Skenari 3- Amerikanët largohen, Serbia nuk bën asgjë e Kosova qëndron shtet e me mundësi me kalu në Marredhenie ekonomike e strategjike me Kinën ose me ndonjë vend special të Europës si Gjermania.

Albin Kurti nuk po pretendon asgjë më shumë apo me pak se sa parimet bazë të demokracisë amerikane.
Reciprociteti është një normë legjitime që buron nga e Drejta Ndërkombëtare pikërisht mbi parimin e barazisë së shteteve, jo për shkak madhësisë, por për faktin e entitet e formës organizative, pikërisht shtetërore.
Amerikanët nuk duhet të ketë një klasë politike në Kosovë, servile e pa dinjitet, por kanë nevojë për politikanë që së pari dinë të qeverisin Kosovën e pastaj të kenë marrëdhënie të privilegjuara me Amerikën. Kosova falë Qeverisë Kurti, po merr pamjen e shtetit të drejtës dhe jo atë të ndarjes e organizimit mbi bazën e bajraktarizmave që e kishin ndarë Kosovën në zona kontrolli dhe influence.
Largimi i Amerikanëve është ndoshta diplomaci presioni nga disa grupe interesash amerikane e jo çdo grup interesi në Amerikë është e duhet të jetë pro Kosovës, por një gjë është e sigurt se interesat amerikane janë për të qëndruar në Kosovë.
Megjithatë, Albin Kurti si Kryeministër legjitim duhet të mbroj me fakte e me ide qendrimet e tij politike e mbi të gjitha duhet të sqaroj qytetarët be Kosovës me qëndrimet e tij e po ashtu duhet të bëj një vizitë në Washington për të sqaruar edhe miqtë tanë amerikanë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!