Home Aktualitet “Janë identifikuar kush ka hyrë nga Italia dy javët e fundit”-Rama: Policia do t’ju trokasë në derë, 5 mijë euro gjobë kush kapet në rrugë

“Janë identifikuar kush ka hyrë nga Italia dy javët e fundit”-Rama: Policia do t’ju trokasë në derë, 5 mijë euro gjobë kush kapet në rrugë

nga Editor

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se janë identifikuar personat që kanë ardhur nga Italia dy javët e fundit, ndërsa tha se policia ka dalë në terren për të kontrolluar zbatimin e urdhrit për vetë-izolim.

Me një shënim në facebook, Rama shkruan se kush kapet në rrugë, do të gjobitet me 5 mijë euro.

Postimi i plotë:

policia e shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit. pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre

bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. të gjithë ata nuk duhet të harrojnë se në rast se kapen në rrugë, ndëshkohen me 5 mijë euro dhe do të ndalohen të dalin nga shqipëria pa paguar gjobën!

ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!

frikë aspak, kujdes po!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!