Home Aktualitet MIJËRA SHQIPTARË NË KUSHTET E MBIJETESËS, EDI BËN SELFIE NGA KULLA!

MIJËRA SHQIPTARË NË KUSHTET E MBIJETESËS, EDI BËN SELFIE NGA KULLA!

nga Editor

Nga Dritan Kaba.


Jane me mijera njerez ne Shqiperi, qe nuk e dine si do ja bejne pas te henes per te ushqyer femijet e tyre! Nuk e dine se me çfare parash do blejne ilçet e prinderve! Jane me mijera familje qe rrine ne shtepi edhe kane frike te ndezin televizorin apo dritat, se qendrimi ne shtepi i ben te harxhojne shume me teper energji edhe uje! “Fale” Rilindjes çmimet jane rritur, per te dyja keto artikuj thelbesor per te jetuar i mbyllur ne shtepi
Edi, mos dil nga sarajet e tua ne Surrel duke na dhene keshilla, si te lahemi, se shumica e shqiptareve e di me mire se ty, por:
Mblidh qeverine te garantosh rrogen dhe ushqimin per punetoret, qe jane me page deri ne 350 mije leke.
Mblidh qeverine te garantosh per cdo familjar nje rroge minimale te ushqejne femijet. Ka shume nga qytetaret me asistence, te cilet per te mbajtur familjen, punojne me ore ose me dite pune per dhe ne keto kushte nuk kane asnje mundesi.
Mblidh qeverine se jane me qindra mijera pensioniste qe punojne per te siguruar ilaçet, nga mbajtes femijesh, ne dyqane apo qe pastrojne shtepite e te tjereve dhe ne keto kushte pa transport, pa mundesi levizje nuk i bejne me keto pune!
Mblidh qeverine se jane me mijera studente, te cilet bejne pune te ndryshme per te mbajtur veten dhe familjaret e tyre, por ne keto kushte nuk marrin asnje te ardhur sepse jane mbyllur lokalet, call center-at, palestrat, kendet e lojrave elktronike, nejsite e tjera te sherbimeve, ku ato jane te punesuar!
Mblidh qeverine se jane qindra miera fermere qe nuk mund te levizin e te marrin djersen e tyre.Ata qe shesin veze, vaj, mjalt, qumesht apo perime neper familjet e tjera ne qytet. Tashme ata nuk po marrin dot asnje lek. Nuk do kene me çfare te mbajne familjet e tyre.
Mblidh qeverine te ndalosh kete pandemi te rrezikshme per bizneset e vogla dhe te mesme Merr masa urgjente duke pezulluar taksat lokale apo qendrore, se ndryshe paspandemia do te jete edhe me e keqe, po shume me e keqe se kjo qe po kalojne shqiptaret
Mblidh qeverine t’i japesh zgjidhje familjeve, qe jane ne çadra nga pasojat e termetit se nuk kane as uje per tu lare, lere, jo me ushqime.
Mblidh qeverine t’i japesh zgjidhje shqiptareve, mos bej aktorin duke u kenaqur me video selfiet e tua!
Shqptaret duan zgjidhje, tani, se ndryshe pamundesia ekonomike qe mund te kape mbi 80% te familjeve shqiptare, do sjelle shume me teper deme se corovavirusi. Kjo gjendje pazgjidhje ekonomike sjell vetem shkaterrim te familjes shqiptare. Sjell vetem pasoja per femijet, te cilet gjenden perballe pamundesise ekonomike te prinderve te tyre
Parate e buxhetit nuk jane te tuat, as te minitrave apo oligarkeve, por jane taksat e shqiptareve, duhet t’i shpenzosh per to. Mbyll koncensionet, ashtu si beri Banka e Shqiperise me kredite per ndividet dhe bizneset. Mjaft i mbrojte PPP e korruptuara, qe po marrin ne qafe Shqiperine edhe te ardhmen e saj!
Mjaft i trajtove shqiptaret si minj laboratori, per eksperimentet e tua antikombetare.
Edi dil nga kulla se atje nuk vuan askush per buke!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!