Home Aktualitet “Të përballemi me Pandeminë e koronavirusit dhe të parandalojmë Pandeminë Ekonomike!”

“Të përballemi me Pandeminë e koronavirusit dhe të parandalojmë Pandeminë Ekonomike!”

nga Editor

Nga Petrit Vasili

Te perballemi me Pandemine e coronavirusit dhe te parandalojme Pandemine Ekonomike!

Kosova 10 milion euro. Pandemine, Shqiperia vetem 3 milion!!

Kosova deri tani ka zero raste me coronavirus dhe caktuar nje financim prej 10 milion euro.

Ndersa Shqiperia me 33 raste te zbuluara dhe ne rritje ka vendosur vetem 3 milion.

Kosova mbylli shkollat pa pasur asnje rast.

Shqiperia i mbylli vetem pasi u cfaqen rastet.

Shqiptaret nuk kane asnje nevoje per mesazhet e lajthitura te Edi Rames, por kerkojne nje trajtim te gjithanshem dhe serioz te Pandemise.

Shqiptaret e varfer qe jetojne me pagen minimale dhe bisneset e mbijeteses nuk mundet kurren e kurres te perballojne nje Pandemi Ekonomiko Sociale sepse do te ishte asgjesuese per to.

Kryeminister kjo beteje eshte ne dy fronte ndaj Pandemise nga coronavirusi dhe parandalim i Pandemise ekonomike ndaj merr shenim:

1.Vendos financimin e duhur sepse 3 milionet e tua jane tallje me kete moment kritik.

2.Te vendoset Sistemi Paresor dhe mjeku i familjes si vije e pare ne funksion te Pandemise.

3.Supercentralizimi eshte nje zgjidhje e gabuar qe nuk ndihmon, por nxjerr nga kontrolli Pandemine.

4.Me mesazhet e tua per ore te tera ke penguar komunikimin e qytetareve me strukturat shendetesore duke konsumuar nje krim ndaj jetes dhe shendetit.

5.Boll me komunikimet e tua te çartura qe shkaktojne konfuzion dhe ç’perqendrojne strukturat mjeksore dhe qytetaret.

6.Leri mediat te punojne qete se jane aleat i cmuar ne lufte me Pandemine.

7.S’ka nevoje pandemia per fjalet e tua boshe, por per fjalet e profesionisteve qe ndihmojne dhe i bejne qytetaret aleate ne lufte me pandemine.

8.Pandemia nuk ka nevoje per demostrime ushtrie me automatik ne dore rrugeve dhe shesheve te Shqiperise.

9.Mirato financimin per te parandaluar Pandemine Ekonomiko Sociale sic po bejne te gjitha shtetet e prekura.

10.Pandemia Ekonomiko sapo ka nisur, po nuk u ndal fajtor je vetem ti.

11.Shqiptareve tu sigurohet paga minimale nderkohe qe bisneset jane te mbyllura nga Pandemia.
Kjo nuk eshte dhurate por detyrim nga qeveria,sepse taksat e shqiptareve nuk jane prone e qeverise por e tyre.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!