Home Aktualitet Kusht për pesë çështje, nga Gjykata Kushtetuese tek Reforma Zgjedhore. Ja propozimi i Holandës për negociatat e Shqipërisë

Kusht për pesë çështje, nga Gjykata Kushtetuese tek Reforma Zgjedhore. Ja propozimi i Holandës për negociatat e Shqipërisë

nga Editor

Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik.

Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vettingun, Ligjin për Median dhe Reformën Zgjedhore.

Kështu më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në parlament. Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë. Me rastin më të mirë, parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte./Burimi: Top Channel

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!