Home Aktualitet Si do bëhet transporti i mjekëve nga Kamza? Ja oraret kur niset urbani për në kryeqytet dhe anasjelltas

Si do bëhet transporti i mjekëve nga Kamza? Ja oraret kur niset urbani për në kryeqytet dhe anasjelltas

nga Editor

Personeli mjekësor që është në vijë të parë në betejën me koronavirusin, do të ketë në dispozicion autobusë të posaçëm për të lëvizur. Bashkia e Tiranës njofton se për të garantuar transportin e posaçem për personelin mjekësor, funksionon edhe linja e Kamzës.

Kështu, në bazë të këtij vendimi, infermierët e mjekët në Kamëz apo nga Kamza që janë brenda regjimit spitalor të Tiranës, do të mund të përdorin linjën e transportit urban, duke përcaktuar edhe itinerarin dhe stacionet.

Sipas këtij vendimi, nisja e urbaneve do të bëhet nga Kamza në orën 6:20, me stacione: Kamëz, Bathore, Ura e Institutit, Institut, Casa Italia, rrethrrotullimi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha”, hyrja e rrugës “Lord Bajron”, Zogu i ZI, “Piazza”, dhe po kështu kthimi për në Kamëz.

Një tjetër nisje nga Kamza dhe bërja e të njëjtit cikël sa më sipër është vendosur në orën 12:50, ndërsa nisja e fundit nga Kamza është përcaktuar në orën 18:50 me të njëjtin itinerar.

Sipas urdhrit të Bashkisë së Tiranës, operatorët që do të ofrojnë këtë shërbim, do të duhet të marrin masa për pajisjen e stafit të tyre me mjete mbrojtëse, me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!