Home Aktualitet Futbollisti i PSG-së thyen rregullat për COVID-19, hyn mes tifozëve dhe …

Futbollisti i PSG-së thyen rregullat për COVID-19, hyn mes tifozëve dhe …

nga Editor

PSG përmbysi humbjen 2-1 të ndeshjes së parë, duke mundur Borusian e Dortmundit 2-0 në Paris. Francezët u kualifikuan në çerekfinalet e Champions-it, fazë që nuk e arrinin prej sezonit 2015-2016. Një rezultat i madh, të cilin Lajvin Kurzava e festoi në mënyrë të gabuar, duke u përqafuar me tifozët e mbledhur jashtë “Parc des Princes”.

Mbrojtësi, i cili luajti në 10 minutat e fundit të ndeshjes, doli nga rrethimi i stadiumit për të përqafuar tifozët e tij. Ndeshja u luajt me dyer të mbyllura si masë paraprake kundër përhapjes së “Covid-19”, por qindra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit për të mbështetur idhujt e tyre nga pranë.

1583968642566_video-kurzawa-festa-tifosi-psb-dortmund_videostill_medium_1

Dhe Kurzava u shfaq pas ndeshjes në daljen e “Parc des Princes” (pa e hequr ende fanellën e ndeshjes) dhe iu bashkua masës së tifozëve, mes përqafimeve, puthjeve dhe natyrisht fotove të pashmangshme, duke thyer normat e sigurisë anti-Koronavirus, që këmbëngulin me forcë se gjithkush duhet të shmangë takimet dhe përqafimet për të mos përhapur epideminë. Pas disa minutash Kurzava u rikthye në dhomat e zhveshjes, i shoqëruar nga koret e tifozërisë parisiene.

AFP_1PT3CS-0019-k0QH--712x402@Gazzetta-Web_375x281

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!