Home Aktualitet Koronavirusi/ Betimi i presidentes së re greke nën masa të rrepta

Koronavirusi/ Betimi i presidentes së re greke nën masa të rrepta

nga Editor

Presidenca greke bën me dije se ceremonia e betimit të presidentes së parë grua në vend, do të ndiqet vetëm prej 170 të pranishmeve, dhe jo prej mëse 1000 të ftuarve që zakonisht ajo zhvillohet.

Presidenca njoftoi se të pranishmit janë zgjedhur me kritere tepër të rrepta, dhe kërkoi mirëkuptimin e atyre që për shkaqe “madhore”,nuk do të jenë të pranishëm paraditen e sotme në parlamentin grek, ku edhe do të zhvillohet ceremonia.

Protokolli parashikon që të ftuarit të kalojnë në kontrolle të rrepta përpara se të hyjnë në salle, madje, me përjashtim të kryeministrit dhe pak anëtarëve të qeverisë, janë këshilluar të mos i japin dorën presidentes se re.

Do të mungojnë në këtë ceremoni edhe trupi diplomatik, ndërsa kryepeshkopi Jeronimos i cili do të beje bekimin e presidentes, do të jetë i shoqëruar me katër ose pesë priftërinj të tjerë.

Në vazhdim zonja Saqelaropoulou, do t’i drejtohet presidencës, ku do të marrë detyrën prej presidentit deri sot në detyrë, Prokopis Pavllopulos.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!