Home Aktualitet Vasili mesazh mjekëve dhe infermierëve: Forcë dhe kurajë, vetëm ju dini ta fitoni këtë betejë…

Vasili mesazh mjekëve dhe infermierëve: Forcë dhe kurajë, vetëm ju dini ta fitoni këtë betejë…

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dhënë një mesazh ditën e sotme për të gjithë mjekët e infermirët që po përballen me të betejën për të luftuar koronavirusin, i shpallur pandemi botërore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vasili, u jep kurajë mjekëve, duke u shprehur se fjalët e veprat e tyre janë të shenjta.

Mesazhi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Kolegë te mrekullueshëm mjekë dhe infermierë. Si në çdo moment të vështirë ju jeni aty, të përkushtuar dhe modestë. Ju nuk jeni vetëm. Të gjithë janë me ju. Unë jam me ju në çdo minutë. Të gjitha betejat me pandemitë i kemi fituar. Edhe kjo betejë do të fitohët. Fjalët dhe veprat tuaja janë të shenjta. Forcë dhe kurajë miqtë e mi, vetëm ju dini ta fitoni këtë betejë.

Lajme te ngjashme