“Të mos përsëriten gabimet që u bënë me tërmetin”- Basha pyetet për një tryezë me kryeministrin Rama për koronavirusin: Paratë e donatorëve të…

Read Time:1 Minute, 55 Second

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se hapi i parë që duhet të ndërmerret nga qeveria është garantimi i sigurisë për stafin mjekësor të urgjencave.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në “Opinion” se pse nuk ulet me kryeministrin në një tryezë, Basha tha se nuk është ky fokusi kryesor në këto momente por njerëzit.

Sipas tij, një pjesë e madhe e njerëzve janë të varfër dhe qeveria duhet të bëjë plane edhe për këtë.

Basha: Na duhet një plan në radhë të parë dhe transparenca. Duhet garantuar që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur dhe kur të shtohet vala e pacientëve të kemi pajisjet e nevojshme për t’i kërkuar. Kemi vetëm 120 njësi raspiratore. Nëse nuk marrim masa sot do t’i kemi korridoret plot. Qytetarët duhet të informohen qartë.

Do t’u thoja që të zbatojnë me përpikëri këshillat e dhëna nga mjekët. Duhet që spitalet të jenë gati për të ndjekur fluksin në rritje të pacientëve. Nuk duhet të presim që të vijë ajo ditë, e cila vjen shumë shpejt. Për dy muaj të krizës kishte vetëm 60 tampone. Është koha që të jemi në solidaritet me njëri-tjetrin. Duhet të bëjmë gjithçka që të jetë e mundur. Ky është fokusi ynë.

Për autoritetet kam një mesazh të qartë. Të mos kenë asnjë kompleks. Nuk ka rrugë tjetër që opozita të bëjë publike qëndrimet e veta. Tani kam dy shqetësime shëndetësore. 50% e popullsisë janë të varfër. Unë po kërkoj diçka fare të thjeshtë dhe të mundur. Të mos përsëriten gabimet që u bënë me tërmetin. Kërkoj që të merren masa jo sot për sot por të ketë një plan të qartë dhe për këtë absolutisht shpreh gjithë gatishmërinë e opozitës. Qeveria ka plotësuar katër kërkesa tona.

Nuk është çështja pse nuk e thërret në tryezë. Fokusi nuk është tek zt.Rama dhe unë, por çfarë mund të bëjmë për njerëzit. Qeverisë ia kemi vënë në dispozicion publikisht. Patjetër që duhet zgjidhur qesja.

Si mund të vendosësh 3 mln euro për koronavirusit dhe të vazhdosh me 120 mln euro për koncesione. Zgjedhja e parë është t’ua lësh këtyre 10 vetave me afera të dyshimta këto 120 mln dhe zgjedhja tjetër që për tërmetin u bënë solidare që këto para të devijohen për këtë kohë krize.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Përleshje në Korçë, një i plagosur rëndë me thikë
Next post Basha: Qeveria i mori masat për mospërhapjen e virusit 2 javë pas propozimeve të PD