Home Aktualitet Përleshje në Korçë, një i plagosur rëndë me thikë

Përleshje në Korçë, një i plagosur rëndë me thikë

nga Editor

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Korçë.

Burimet thanë se i plagosuri është Ervin Pulaha, rreth 35 vjeç.

Policia Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.

Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!