Home Aktualitet Drejtori i urgjencës: Tri ditët në vijim pritet të jetë piku i numrit të infektuarve

Drejtori i urgjencës: Tri ditët në vijim pritet të jetë piku i numrit të infektuarve

nga Editor

Mbrëmjen e sotme në Open, në një lidhje të drejtpërdrejtë Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës tha se në këto tri ditë pritet të jetë piku i numrit të infektuarëve. Ai tha se në njësinë e pritjes së telefonatave vijnë telefonata të shumta pa lidhje me simptomat e koronavirusit, duke sjellë dhe dy raste konkrete.

Skënder Brataj: Në njësinë ku vijnë të gjitha thirrjet e urgjencës.

Për çfarë iu vijnë telefonatat?

Brataj: Ka ndryshuar shumë pak nga mesazhi që ne kemi dhënë, telefonojnë për cfarë do lloj gjëje, pa lidhje me simptomat e koronavirusit, dy raste si më poshtë:

Kam bletë a mund të vij në Durrës të blej ilaç. Një tjetër është:  Pse më del Rama në telefon më bezdis.

A ka panik për simptoma?

Brataj: Nëse marrin në telefon 127 dhe e gjejnnë të zënë, mos ta mbyllin linjën, të presin në linjë.

Në bazë të rastit që me shpalljen e pandesmisë do të ndryshojë. Tamponi iu merret personave që kanë nevojë për të shkuar në spital. Nëse një person që vjen nga Italian dhe ka shenja, i kalon epidimiologut.

Sa persona ka patur që iu është marrë tamponi?

Brataj: Janë 145 raste. Nuk I bëjmë ne,por I bëjnë epidiomolgët. Jemi në shifrat që ka konfirmuar MSH. Ka të tjera analiza në proces.

Keni mesash për njerëzit?

Brataj: Ne mësuam disa gjëra. Është kapja e pacientit të parë. Në ditë e para ka një bum të infektuarëve dhe në 3 ditët në vijim pritet të jetë piku i numrit të infektuarëve. Ne kemi shtuar kapacitetin e pritjes.

Ketu janë 16 postacione pune në një distancë një metër. Bëjmë dy herë në ditë dizifektimin e dhomës.

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!