Home Aktualitet “Edi, vaksina është vetë virus i dobësuar o shoku”- Petrit Vasili “këshillë” Ramës: Prapë ndonjë maskara të ngatërroi e të talli. E dinë se…

“Edi, vaksina është vetë virus i dobësuar o shoku”- Petrit Vasili “këshillë” Ramës: Prapë ndonjë maskara të ngatërroi e të talli. E dinë se…

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama e krahasoi koronavirusin me murtajën, duke theksuar se sëmundjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi njëra është virus dhe tjetra shkaktohet nga një bakter.

Sipas tij, Ramën e ngatërruan qëllimisht, ndërsa i kërkoi që të largohet nga ekrani që të mos ngatërrojë dynjanë.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama epidemiolog, me i dëmshëm se vetë coronavirusi!

Largojeni ate maskara, qe e ka tallur dhe bindur Edi Ramen që është edhe epidemiolog dhe po ky Rama thotë me gojën plot: “Nuk është gjetur vaksina qe vret coronavirusin”.

Ediiii vaksina është vete virus i dobësuar o shoku. Ndaj largoji budallenjte, qe te mësojnë gabim se te bene qepaze e te nxorën komplet injorant.

Ediii e krahasove sot edhe me murtajën coronavirusin. Prapë ndonjë maskara të ngatërroi e të talli se e dine që t’i përsërit çdo gjë pa e kuptuar. Ja se po te sqaroj nja dy gjera:

Dikur njerezit shpetonin se largoheshin nga qytetet e prekura nga murtaja drejt zonava te paprekura dhe kjo s’la lidhje me coronavirusin. (po te lexoje Giovanni Boccaccion do ta kuptoje kaq gje se e shkruan qarte kete gje, por ti dihet qe s’lexon gjë).

Murtaja shkaktohej nga bakter dhe jo nga virus si cironavirusi.

Murtaja përhapej nga minjte dhe jo si coronavirusi qe transmetohet nga njeriu te njeriu.

E di qe nuk kupton asgjë nga keto qe po te them, por po sqaroj njerëzit qe ngaterron ti me injorancen tende buçitëse.

Bëjua te paktën një të mirë njerëzve në këtë moment të vështirë pandemie.

Largohu vete Edi nga ekrani se ngaterrove dynjane dhe ne vend ta luftosh coronavirusin po e ndihmon me budalleqet pa fund qe flet.

Lajme te ngjashme