Home Aktualitet Mbyllja e fasonerive dhe Call Center/ Rama: Të hënën do të fillojnë inspektimet për standardet e sigurisë. Masa drastike kush nuk ka ndjekur rregullat. Ta harrojnë se…

Mbyllja e fasonerive dhe Call Center/ Rama: Të hënën do të fillojnë inspektimet për standardet e sigurisë. Masa drastike kush nuk ka ndjekur rregullat. Ta harrojnë se…

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim në lidhje me urdhrin për mbylljen e fasonerive dhe Call Center, ndërsa tha se të hënë  do të fillojë inspektimi për standardet e sigurisë dhe se ata që nuk kanë marrë masat e duhura, do të ndëshkohen.

Kryeministri u shpreh se nuk do të ketë dëmshpërblim për ata që do të mbyllen, pasi ajo do të vijë rezultat i moszbatimit të rregullave. 

Nesër edhe fasonët  edhe Call Centerat do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre,. Nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do ët fillojnë inspektimet për sigurimin e standardeve të sigurisë, nëse ato nuk do të garantohen, do merren masa drastike që do bien mbi shpatullat e sipërmarrësve. Ta harrojnë që të vijë në të kërkojnë para tek shteti për shkak të mbylljes. Kjo është një mbylljen që do ët vij si rezultat i moszbatimit të rregullave dhe mosvënies në jetë të këshillave, është papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, përkundrazi do të ndëshkohet”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!